Politike

Meta në Selenicë: Qytet me pasuri të jashtëzakonshme, i braktisur prej vitesh në mjerim e vuajtje

18 Janar 2021, 13:34 Nga DOSJA
Meta në Selenicë: Qytet me pasuri të jashtëzakonshme, i

SELENICË– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qënë i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Selenicës, në Vlorë.

Meta shprehet se mezi ka pritur që të shkojë në Selenicë, kurse shton se rruga e shkatërruar në këtë vend, duhet të rregullohet menjëherë. Kreu i Shtetit vlerëson se Selenica është qytet me pasuri të jashtëzakonshme, por i braktisur prej vitesh në mjerim dhe në vuajtje.

Postimi i presidentit të Republikës Ilir Meta:

Mezi kisha pritur të vizitoja Selenicën, këtë qytet me pasuri natyrore të jashtëzakonshme, por të braktisur prej vitesh në mjerim e vuajtje, për të biseduar hapur, sy më sy, me kërkesë të tyre, me banorët e mrekullueshëm të saj.Më njohën me problemet e shumta të përditshmërisë së tyre, nga mungesa e vendeve të punës, investimeve dhe shfrytëzimi pa kriter i tokave bujqësore nga biznesmenë të lidhur me pushtetin.Të gjithë ishin njëzëri në kërkesën kryesore, ndërtimin e rrugës.I informova në detaje për të gjitha përpjekjet e mia të palodhura për ndërtimin pa vonesa të saj dhe për të mos lejuar më talljen me Selenicën, duke i garantuar se përherë do të jem në krahun e tyre.RRUGA E SELENICËS TË NDËRTOHET MENJËHERË dhe banorët e kësaj zone të mos penalizohen më nga arroganca, braktisja dhe korrupsioni.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 11:44

Skeda e pasurisë së Ditmir Bushatit

Ditmir Bushati u zgjodh ministër i Jashtëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e mbajti këtë post deri në ndrysh...