Aktualitet

Atentati ndaj Ylli Ibrahimit, biznesmeni mohon konfliktet nga shtrati i spitalit: S’di kush e organizoi sulmin! Merren në pye

15 Janar 2021, 15:48 Nga DOSJA
Atentati ndaj Ylli Ibrahimit, biznesmeni mohon konfliktet nga shtrati i

TIRANË– Biznesmeni Ylli Ibrahimi, 45-vjeçari që ra pre e një atentati në qendër të Milotit tre ditë më parë, ka mohuar të ketë konflikte që mund të kenë sjellë sulmin e organizuar ndaj tij. Burime nga grupi hetimor kanë treguar për Dosja.al se në dëshminë e tij nga spitali, vetë Ibrahimi ka treguar të gjithë itinerarin e tij ditën e ngjarjes, por pa vënë ‘gishtin’ askund.

“Nuk e di kush mund ta ketë organizuar sulmin me armë kundër meje,”– mësohet të ketë thënë Ibrahimi.

Dosja.al ka mësuar gjithashtu se janë marrë në pyetje 15 persona që kanë qenë në zonën ku ndodhi atentati, mes tyre, edhe dy personat që po bisedonin me biznesmenin në momentin e sulmit, por nuk morën asnjë plumb.

Dosja.al publikoi sot videon nga kamerat e sigurisë së një ambienti që kishte pikasur dy atentatorët më motor në Mirditë.  Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në Milot, ku biznesmeni Ylli Ibrahimi u qëllua me 20 plumba dhe shtatë prej tyre e kapën në gjymtyrët e poshtme.

Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë ku dhe duket momenti i atentatit, të cilin Dosja.al e publikoi ekskluzivisht dy ditë më parë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat biznesmenit ylli ibrahimi ylli ibrahimi atentat biznesmenit ylli ibrahimi ylli ibrahimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 14:55

KAMËZ– Një telefonatë, e cila denonconte pengmarrjen e një vajze në Kamëz, ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit. Një qytetar ka telefonuar pak pas mesdit...