Aktualitet

15 Janar 2021, 14:55 Nga DOSJA

KAMËZ– Një telefonatë, e cila denonconte pengmarrjen e një vajze në Kamëz, ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit.

Një qytetar ka telefonuar pak pas mesdite, duke pretenduar se kishte parë një vajzë rreth 20 vjeç, teksa futej me dhunë në një makinë, e cila më pas ishte zhdukur me shpejtësi.

Të vënë në alarm nga denoncimi i qytetarit, efektivët e Policisë së Shtetit mbërritën në zonën e Institutit për të kontrolluar vendin që supozohej se kishte ndodhur ngjarja por nuk gjetën asgjë.

Kamerat e sigurisë të bizneseve të zonës nuk kanë filmuar asgjë, ndërsa po ashtu përveç telefonatës së denoncuesit, nuk ka reagim nga familjarët e vajzës që supozohet se është marrë peng.

Mesa duket e gjithë ngjarja është trilluar nga një person, por nuk dihet ende përse dikush do të jepte alarm për një ngjarje kaq të rëndë. 

(k.m/kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet merret peng nje vajze ne kamez merret peng nje vajze ne kamez

Sondazh

Poll