Politike

Përmbytjet, Peleshi gjen ‘fajtorin’: Vjosa, kërcënim… e kemi ruajtur si lumin më të egër në Evropë

15 Janar 2021, 11:19 Nga DOSJA
Përmbytjet, Peleshi gjen ‘fajtorin’: Vjosa,

TIRANE- Ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes, Niko Peleshi e quajti lumin Vjosa, një kërcënim për përmbytjet. Në bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama dhe gazetarët për motin dhe Ekonominë, Peleshi tha se qeveria zgjodhi të mos ndërtonte një HEC në Vjosë, duke e ruajtur si lumin më të egër të Evropës.


“Kemi zgjedhur Vjosën që ta ruajmë si lumin më të egër të Evropës dhe hera-herës edhe na sfidon, si një kërcënim. Në 2010 kemi patur disa situata përmbytjesh, kemi një grafik për të gjithë, e shihni, si ka qenë totali i reshjeve, krahasimore në të njëjtën periudhë. 4239 mm në 2010, 9560 mm këtë vit për të njëjtën periudhë, pra dyshish. Këto janë shifra zyrtare të marra nga Drejtoria e Emergjencave Civile. Kemi dy herë më shumë reshje.”-tha Peleshi.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama: Sfidën e menaxhimit të përmbytjeve e kemi fituar! Shteti do të dëmshpërblejë të gjithë fermerët e dëmtuar nga uji 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike niko peleshi niko peleshi

Sondazh

Poll