Politike

‘Deputeti që duam’/ Mbyllet faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatëve, Fleckenstein të rinjve: Qëndroni të vendosur

15 Janar 2021, 09:47 Nga DOSJA
‘Deputeti që duam’/ Mbyllet faza e dytë e

TIRANË– Sot u bë përmbyllja e fazës së dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për platformën e PS-së, ‘Deputeti që duam’ për të gjithë të rinjtë që duan të jenë pjesë e garës elektorale nën siglën e PS-së.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla dha mesazhin se Partia Socialiste dëshiron të jetë shtëpia e brezit të ri të politikanëve.


“Një epokë ku të rinjtë do të dëshirojnë të qëndrojnë në Shqipëri dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Ky është qëllimi ynë të cilën e jetësuam me anë të platformës “Deputeti që duam”, tha Balla.

Në komunukimin live online ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, u tha të rinjve që duan të jenë pjesë e politikës, se më rëndësi është që ata të qëndrojnë të vendosur dhe të guximshëm.

“Përshëndetje Teuta dhe Taulant, faleminderit për ftesën. Mos nguroni që të më ftoni sërish. Se imagjinoni dot se sa inkurajuese ka qenë dhe për mua, dhe miqtë e mi, që do të shohin kaq shumë të rinj që duan të jenë pjesë e një politike të suksesshme, qoftë në fshatin apo në nivel kombëtar. Besoj që të jenë si miku im në parlamentin Evropian, qëndroni të guximshëm dhe të vendosur.”, tha Fleckenstein.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deputeti qe duam knut fleckenstain taulant balla deputeti qe duam knut fleckenstain taulant balla

Sondazh

Poll