Bota

Masakra e Reçakut/ 22 vjet nga tmerri që hoqën familjet kosovare nga trupat serb 

15 Janar 2021, 08:38 Nga DOSJA
Masakra e Reçakut/ 22 vjet nga tmerri që hoqën familjet

KOSOVË- Sot shënohen 22 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë ku u masakruan dhjetra shqiptarë nga forcat serbe. Liderët kosovare dhe shqiptarë kanë shkuar në memorialin e masakrës dhe kanë kryer nderimet e tyre.

Fillimisht ka qenë Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Avdullah Hoti, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta që kanë kryer nderimet e tyre në Reçak.

Ata kanë thënë se drejtësia duhet të vihet në vend në mënyrë që fajtorët të marrin dënimin që meritojnë. Ndërkohë që ditën e sotme është publikuar edhe një video e vjetër nga Magazina.al , në të cilën shihet një fëmijë i vogël dhe babai i tij të cilët kanë humbur familjen në këtë masakër. teksa djali qan i ati e ngushëllon atë duke i thënë “S’kem çka me ba o bab”.

Në masakrën e Reçakut u vranë barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Midis të vrarëve ishte edhe një grua.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni masakra ne reçak masakra ne reçak

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2021, 08:17

Dialogu i pozitës dhe opozitës në Serbi

SERBI- Autoritetet e Serbisë kanë premtuar në parim që dialogu me opozitën do të fillojë shumë shpejt. Janari është përmendur si kohë e fillimit, por tani po sh...