Politike

‘Në ëndrrat tuaja siç thonin spartanët’/ Gazetari i tregoi rezultatin e sondazhit që nxjerr fitues opozitën në zgjedh

15 Janar 2021, 07:32 Nga DOSJA
‘Në ëndrrat tuaja siç thonin spartanët’/

TIRANË– Gazetari Bledian Koka zbuloi se në një sondazh të bërë, opozita rezulton fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit. Kjo solli dhe reagimin e ministres për parlamentin Elisa Spiropali e cila ishte e ftuar së bashku me Kokën në emisionin ”Politik On”. Sipas gazetarit, sondazhi e nxjerr opozitën fituese me mbi 76 mandate, ndërsa Spiropali reagoi duke i cilësuar këto ëndrra. Spiropali iu drejtua Kokës duke i thënë se këto gjëra nuk ekzistojnë e duhet ta shikojë realitetin me sy.

PJESË NGA DEBATI:

Bledian Koka: Sondazhi që e nxjerr Ramën të pëlqyer si kryeministër, çuditërisht, por nga ana tjetër, sipas informacioneve që kemi unë dhe ti kam pwrshtypjen, nxjerr koalicionin PD-LSI dhe të gjithë aleatët e tjerë i nxjerr fitues me mbi 76 mandate. Por zoti Rama, mesa duket nuk është i interesuar të bëhet kryeministër pas 25 prillit, por do të ruajë pushtetin. Dhe këtë e bën si hap të parë që nuk e ka këtë vokacion për të qenë medoemos kryeministër…

Elisa Spiropali: Nuk na e dhatë referencën për këtë sondazh që e paska nxjerrë kryeministrin të pëlqyer, por të pavotuar…

Bledian Koka: Përsa kohë ti vendos të bësh sikur nuk e di, po e pranojmë që ti nuk e di. Por ne e dime që ti e di dhe po e bëjmë sikur ti e di. Por ne e dimë që ti e di, por po ta lemë në derë…

Elisa Spiropali: Kam vënë re që ju doni të dini gjëra që nuk ekzistojnë. Por, pse nuk ia lini rehat gjumin dhe ëndrrat atyre që i kanë. Pse futeni dhe ju në botën e ëndrrave të tyre, unë këtë nuk kuptoj? Ju duhet ti thoni atyre shihni realitetin në sy.

Bledian Koka: Ne do të presim 25 prillin, vetëm sepse ju bëtë një lapsus froidian kur bëtë analizën e opozitës, përmendët mamadhinë me kecat, ju ju referuar Kryemadhit si mamadhia dhe opozitës si kecat. Por përralla ka dhe një ujk që në këtë rast i bie të jeta Rama që bën cdo trik për të hyrë në shtëpi.

Elisa Spiropali: Në endrrat tuaja sic thonin sparatanët.

Bledian Koka: Unë nuk kam ëndrra. Unë kam analizë prej gazetari dhe ti e di fare mirë që unë nuk vij këtu as me ëndrra as me premtime, as me ndonjë pritshmëri po të duash.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledian koka elisa spiropali bledian koka elisa spiropali

Sondazh

Poll