Politike

398.8 milionë lekë të padeklaruara! Rama: Ministrat nuk kanë trefishuar pasuri, fjalë kot….nuk fsheh dot asgjë sepse ins

15 Janar 2021, 06:39 Nga DOSJA
398.8 milionë lekë të padeklaruara! Rama: Ministrat nuk kanë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë investigimin e BIRN, teksa ka deklar se trefishimi i pasurive të ministrave të kabinetit të tij janë fjalë dhe vetëm fjalë.

I ftuar në “Open”, Rama u pyet në lidhje me pasurinë e ministrave të kabinetit të tij dhe tha se nuk ka shanse që një zyrtar që ka mospërputhje deklarimesh në të ardhurat e tij, të mbajë diçka të tillë të fshehtë, pasi edhe vetë inspektori që mund ta mbulojë, shkon në burg. 

“Kur ishin në pushtet këta, kontrolli i pasurisë së zyrtarëve të lartë bëhej me short. Që kur kemi ardhur ne në shtet, kontrolli i pasurisë bëhet si Vettingu, në mënyrë të imët e të rregullt dhe periodike. Ata që dalin edhe thonë është trefishuar pasuria se me demek këta…flasin e nuk dinë çfarë flasin. Pasuria jonë ka një pjesë publike dhe një pjesë koenfidenciale siç ndodh në të gjithë botën. Dhe është në dorën e Inspektoriatit të Lartë të hyjë në çdo detaj dhe nëse ka mospërputhje nuk rri dot, nuk ka shans të rrijë e fshehur, sepse inspektori përkatës shkon në burg,”- tha Rama.

Por çfarë shkruante Birn pak ditë më parë?

Sipas investigimit të publikuar, pasuria e pajustifikuar, sipas kontrollit aritmetik-logjik të deklaratave të dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI kap vlerën e 398.8 milionë lekëve ose 83% të aseteve totale neto të kabinetit.

Të dhënat e deklaratave të pasurisë të analizuara nga BIRN tregojnë se përpara marrjes së funksionit, pasuria totale bruto familjare e 27 anëtarëve të kabinetit qeveritar ishte 563.1 milionë lekë.

Deri në vitin 2018, kjo pasuri u rrit me 2.65 herë duke kapur një vlerë prej 1.49 miliardë lekë, për një shtesë totale prej 928.4 milionë lekë ose shtesë mesatare për anëtar prej 34 milionë lekësh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama pasuria e kabinetit te ministrave edi rama pasuria e kabinetit te ministrave

Sondazh

Poll