Politike

Shkarkimi i Bushatit për detin? Rama: Ka bërë gabime të tjera…në krye të grupi negociator ka qenë shumë kompakt

15 Janar 2021, 06:51 Nga DOSJA
Shkarkimi i Bushatit për detin? Rama: Ka bërë gabime të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur rreth shkarkimit të ministrit Ditmir Bushati, që tashmë nuk është pjesë e kabinetit të qeverisë. I ftuar në “Open”, i pyetir nëse Rama e shkarkoi Bushatin për marrëveshjen e detit me Greqinë, kryeministri e mohoi këtë gjë.

Ai tha se Bushati ka bërë gabime të tjera, pa saktësuar konkretisht se çfarë.

“Ditmir Bushati ka qenë në krye të grupit negociator dhe grupi ka qenë shumë kompakt, dhe ne kemi bërë një punë shumë të mirë. Ne kemi ardhur shumë afër por kemi ardhur në pikën që nuk gjejmë dot dakortësi për impaktin që zënë ishujt, prandaj do shkojmë në gjykatë. Bushati ka bërë gabime të tjera, jo deti dhe Turqia. Llafe kot,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama ditmir bushati edi rama

Sondazh

Poll