Bota

U kërkoi të vinin maskë, përgjegjësi i një stacioni metroje e pëson keq në Athinë, grushtohet nga dy të rinj 

15 Janar 2021, 08:32 Nga DOSJA
U kërkoi të vinin maskë, përgjegjësi i një

GREQI- Përgjegjësi i një stacioni metroje në Greqi është rrahur në mënyrë brutale nga dy të rinj. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Athinës dhe shkaku për këtë sulm është vetëm sepse ai u kërkoim atyre që të vendosinin maskë mbrojtëse.

Media greke ekathimerini.com shkruan se punonjësi i metros është goditur me grushta dhe shkelma në çdo pjesë të trupit edhe pse ai qëndronte i shtrirë. Kjo ngjarje është filmuar nga disa kalimtarë si edhe nga kamerat e sigurisë.

Pasi  u kërkoi që të vendosnin maskën të rinjtë e fyen përgjegjësin e stacionit dhe më pas kur ai mbaroi detyrën e tij dhe doli nga stacioni ata e ndoqën dhe e masakruan. Ndërkohë që autoritetet vendore kanë bërë me dije se të dy të rinjtë që morën pjesë në këtë gjë do të arrestohen dhe do të sillen para drejtësisë.

“Dy të rinj e trajtuan menaxherin e stacionit Omonoia si kafshë. Kur u thanë se nuk kishin veshur maskë, ata e pështynë, e fyen dhe e rrahën tmerrësisht. Ai është në spital. Ata do të arrestohen. Ata do të sillen para drejtësisë, ” thanë autoritetet vendore.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ne kerkim dy te rinj ne greqi rrahen pergjegjesin e metros ne kerkim dy te rinj ne greqi rrahen pergjegjesin e metros

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2021, 08:17

Dialogu i pozitës dhe opozitës në Serbi

SERBI- Autoritetet e Serbisë kanë premtuar në parim që dialogu me opozitën do të fillojë shumë shpejt. Janari është përmendur si kohë e fillimit, por tani po sh...