Bota

E njohur si ‘Engjëlli i Mostarit’, shpëtimtarja e fëmijëve në luftën e Kosovës gati të nominohet për çmimin Nobel,

15 Janar 2021, 07:43 Nga DOSJA
E njohur si ‘Engjëlli i Mostarit’, shpëtimtarja e

ANGLI- Humanistja britanike Sally Becker, që ndihmoi fëmijët gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje & Hercegovine, është gati të nominohet për çmimin Nobel për Paqe.

REL shkruan se së fundmi një grup aktivistësh të shoqërisë civile nga Sllovenia, pjesë e të cilit janë edhe disa boshnjakë, kanë dorëzuar kërkesën zyrtare për nominimin e Sally Beckerit.

Në një intervistë po për Radio Evropa e Lirë, vetë Becker është shprehur se ëndërron që të rikthehet në Kosovë. Ajo ka rrëfyer disa nga sfidat që u përball gjatë ndihmës që u jepte popullit të Kosovës. Becker gjithashtu është e njohur edhe si ‘Engjëlli i Mostarit’ pasi në misionet e saj të shpëtimit ajo ishte burgosur, plagosur, rrahur e madje kishte hyrë edhe në grevë urie.

Gjatë intervistës ajo tha se e do shumë popullin e Kosoës. Ndër të tjera Becker ka kujtuar edhe disa nga sfidat që u përball gjatë asaj kohe kur po ndihmonte shumë fëmijë dhe gra.

“E dua popullin e Kosovës. E  dua Kosovën. Kishte shumë fëmijë të plagosur në atë kohë. Ndodhnin shumë shpërthime. Po kalonim në një rrugë në bjeshkë dhe më pas filluan breshëritë e plumbave. Nuk kam qenë asnjëherë e friksuar, edhe pse jam përballur me shumë breshëri plumbash,”tha ajo.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ‘engjëlli i mostarit sally becker ‘engjëlli i mostarit sally becker

Sondazh

Poll