Bota

Ish deputeti: Kurti dhe Osmani duhet të marrin 600 mijë vota që të fitojnë zgjedhjet  

15 Janar 2021, 08:13 Nga DOSJA
Ish deputeti: Kurti dhe Osmani duhet të marrin 600 mijë vota që

KOSOVË- Ish-deputeti dhe analisti, Dardan Sejdiu ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit pritej më parë. Në një intervistë për Klan Kosova ai tha se këta dy duhet që të fitojnë në zgjedhje rreth 600 mijë vota për të siguruar 80 deputet në kuvend.

“Po duan të përçojnë një mesazh elektoral që po shkojnë për numra të mëdhenj në fitore. Sondazhet na thonë që VV-ja prin, por ky lloj momentumi që po mundohen ta ndërtojnë ka të bëjë me një thirrje për mobilizim më të gjerë popullor, që të përkrahet një ndryshim i madh në skenën politike. Në numra i bie që 600 mijë vota duhet t’i marrë VV-ja që t’i sigurojë 80 deputetë”,tha ai.

Ditën e djeshme Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ku do të dalin së bashku në zgjedhjet e parakohshme në 14 shkurt. Albin Kurti do të ketë mbështetjen e Osmanit për Kryeminisët ndërsa kjo e fundit do të garojë për postin e Presidentes në Kosovë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti dardan sejdiu vjosa osmani albin kurti dardan sejdiu vjosa osmani

Sondazh

Poll