Perla e Nazarkos: Edi Rama, vetëm Ali Pashë Tepelena ishte si ti, pajtoi fuqitë e mëdha
TIRANË– Analisti Shpëtim Nazarko ka habitur me vlerësimin e tij për kryeministrin Edi Rama. Të dy të ftuar në emisionin “Open”, kanë diskutuar lidhur me ri...
Fortuna që shkaktoi darka tek Nusreti në hapësirën Vip të restorantit të famshëm në Dubai e gjeti kryeministrin Rama mes zonave të përmbytura të Shkodrës, diku në Obot apo në Dajç. Përpjekja e Ramës, për t’u qarë hallin që nuk ua zgjidhi dot në 7 vjet banorëve të përmbytur në veriu, u zhbë papritur. Në vend të solidaritetit që tentoi të shfaqë Rama, në rrjetet sociale u ngrit një dallgë mallkimesh dhe sharjesh për vanitetin e qeveritarëve.
I gjendur mes akuzave për një darkë ku nuk kishte ngrënë asgjë për vete, Rama përsëriti atë që i kishin thënë, se të gjitha ishin paguar nga investitorët e grupit Emaar, kompania gjigande e lindjes së mesme që kishte ftuar delegacionin shqiptar dhe që synon të investojë 2 miliard dollarë për shndërrimin e portit të Durrësit në një port turistik.
Pikëpyetjet që u ngritën ishin të shumta. Nëse darka ishte organizuar nga grupi Emaar, përse tryezës i ishte bashkuar edhe biznesmeni Samir Mane që nuk ishte pjesë e delegacionit zyrtar? Nëse kjo ishte një darkë pune, përse ndodhej aty edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës kur investimi ishte në Durrës? Përse nuk ishte asnjë përfaqësues nga kompania e huaj?
Një prej anëtarëve të delegacionit, që nuk pranoi të identifikohej, rrëfeu për Lapsi.al me detaje axhendën e delegacionit shqiptar dhe lëvizjet e ministrave. Rezulton se darka tek Nusreti nuk kishte qenë pjesë e axhendës zyrtare të delegacionit, siç thotë kryeministri dhe devijimi i ministrave ka rënë në sy mes grupit që mbeti pa shkuar tek Nusreti.
Ditën e parë, në datën 8 Janar, anëtari i delegacionit rrëfeu për Lapsi.al janë zhvilluar diskutime mes përfaqësueve të kompanisë dhe qeverisë shqiptare dhe dreka është shtruar nga pala pritëse në ambientet e hotelit “Adress Down Town”, i cili është në pronësi të kompanisë Emaar. Ndryshe nga ajo që u tha në media, kompania Emaar shërbeu pije alkoolike për të ftuarit.
Edhe darka, në të njëjtën ditë, pra në 8 Janar, është shtruar nga pala pritëse në të njëjtin hotel, ku i pranishëm ishte edhe kreu i kompanisë “Emaar” Mohamed Alabar. Në të njëjtën darkë morën pjesë dhe ministrat dhe i gjithë delegacioni shqiptar, bashkë me përfaqësuesit e biznesit dhe medias.
Ditën e dytë, në datën 9 Janar, takimet ishin të përqëndruara gjatë pjesës së parë të ditës, pasi kreu i grupit “Emaar” kishte planifikuar të udhëtonte jashtë. Dreka është shtruar në një tjetër hotel pjesë e kompanisë Emaar “Adress Boulevard”. Pikërisht në këtë darkë, në ditën e dytë mungonin ministrat Balluku dhe Ahmetaj, bashkë me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku.
Të tre kanë munguar sërish edhe gjatë darkës që është shtruar, kësaj radhe në hotelin ku po qëndronte delegacioni, tek “Adress Down Town”. Mungesa e tyre ra në sy nga anëtarët e tjerë të delegacionit, që kanë pyetur njëri tjetrin se ku ishin larguar ministrat, por pa arritur të merrnin vesh më shumë, pasi ikja e tyre nuk ishte konfiduar me askënd. Bisnesmeni Samir Mane që duket në videon e publikuar në restorantin Nusret, nuk ka qenë pjesë e delegacionit zyrtar që udhëtoi në Dubai dhe nuk ka marrë pjesë në takimet me përfaqësues të Emaar Group.
Në videon e publikuar nga instagrami i Nusret Dubai, shihet qartë data 9 janar 2021, që përkon me ditën kur një pjesë e delegacionit shqiptar ka munguar në drekën dhe darkën e shtruar nga kompania Emaar. Po ashtu në videon e publikuar nuk shihet asnjë përfaqësues i palës pritëse, ndërsa përfaqësues të delegacionit në Dubai treguan se disa prej karrigeve të vendosura për anëtarët e grupit që munguan mbetën bosh.
Pjesë e delegacionit qeveritar ishin:
-Belinda Balluku- ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
– Arben Ahmetaj- ministër i Shtetit për Rindërtimin
– Etien Xhafaj- zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
– Erlis Hereni- këshilltar në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë
– Pirro Vëngu- drejtor i Autoritetit Portual Durrës
– Viola Haxhiademi- sekretare e përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
– Olti Muzaka – sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave
– Arbër Mazniku- nënkryetar i Bashkisë së Tiranës
– Endri Fuga- këshilltar i kryeministrit
Po ashtu pjesë e vizitorëve ishin 4 grupe gazetarësh nga RTSH, ATSH, Tv Klan dhe Top Channel, bashkë me disa biznesmenë përfaqësues të studios Atelier 4.
Marrë nga Lapsi.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Analisti Shpëtim Nazarko ka habitur me vlerësimin e tij për kryeministrin Edi Rama. Të dy të ftuar në emisionin “Open”, kanë diskutuar lidhur me ri...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar hartat e detit, duke shpjeguar zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon. Në fjalën e tij, në emisionin...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka saktësuar rolin e tij në rifillimin e bisedimeve mes Turqisë dhe Greqisë. Në fjalën e tij, në emisionin “Open&...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shthurur gojën ndaj analistëve që janë vendosur përballë tij në emisionin “Open”. Teksa po debatonte me ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me vizitën e tij në Turqi, duke adresuar edhe akuzat për largimin e Shqipërisë nga Bashkimi Europian. N...
TIRANË Kanë plasur të qeshurat në studion e emisionin “Opinion”, pasi kryedemokrati Basha iu drejtua analistëve që të mos kalojnë “hu më hu” me temat sepse...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur rreth vizitës së tij në Turqi ku u prit me protokollet më të larta të shtetit të Turqisë. I ftuar në emisionin Open,...
TIRANË– Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u shpreh se Edi Rama është kryeministri që i duhet këtij vendi dhe PS ësh...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka thënë mbrëmjen e sotme se qeveria shqiptare dhe Kryeministri Rama kanë bllokuar dhe penguar projekt...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se në krye të qeverisë Shqipëria do të ketë jo vetëm kryeministrin e parë që nuk është rrit...