Bota

Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani, kandidatja e VV dhe Nisma për Presidente: Do të përfaqësojë unitetin e popullit 

14 Janar 2021, 13:09 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani, kandidatja e VV dhe Nisma për

KOSOVË- Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani do të garojë për presidente si kandidate e përbashkët e koalicionit, Lëvizja Vetvendosje dhe Nisma. Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani gjatë deklaratës që mbajti së bashku me Albin Kurtin. Ajo tha se do të kërkojë që një rilegjitim të presidencës në mënyrë që të përfaqësoj unitetin e popullit.

“Do të jem unë personi që do ta kërkoj këtë ri legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Një presidente që ka legjitimitet më së miri e përfaqëson këtë. Do të garojmë pikërisht si thoni ju”, tha ajo.

Vjosa Osmani mori postin e përkohshëm të presidentes në momentin që Hashim Thaçit iu konfirmua aktakuza dhe dha dorëheqjen.

(I.A;F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vjosa osmani zgjedhjet ne kosove vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll