Politike

“Për një javë do ndizen motorët”/ Agron Duka: Opozita e bashkuar fiton Durrësin, s’ka koalicion me Ramën

13 Janar 2021, 21:40 Nga DOSJA
“Për një javë do ndizen motorët”/ Agron Duka:

Kryetari i Partisë Agrare Agron Duka, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se situata në Durrës për opozitën është favorizuese dhe se nëse hyn e bashkuar, fiton Durrësin.

“Uroj dhe shpresoj që sa më shpejt të gjendet gjuha er përbashkët me aleat dhe ata që janë brenda PD-së. Për 1 javë ose 10 ditë duhen emrat e njerëzve që janë gati për betejë elektorale. Situata në Durrës për ne është pozitive. Dihet se Durrësi ishte një zonë shumë e përfolur, për vjedhje votash. Nëse për një javë ndizen motorët, në Durrës fiton opozita e bashkuar, PD dhe të gjithë aleatët që janë brenda, edhe LSI-ja”, tha Duka.

Agron Duka theksoi se Basha e ka bërë të ditur se opozita e bashkuar nuk do qeverisë kurrë me Ramën.

Gjithë kohës është thënë se do të dilet me dy lista. Besoj do të dilet me 2 lista. Nëse kemi mundësi të nxjerrim më shumë kandidatë, pse të mos nxjerrim më shumë se 140 deputetë. E rëndësishme është që sa të mbarojnë negociatat në opozitë, ne duhet të themi se ne jemi bashkë. Ka pasur aludime që kanë çoroditur elektoratin e opozitës. Basha ka thënë se nuk ndodh kurrë që të qeverisim me Ramën”, vlerësoi Duka.

Marrë nga Balkanweb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron duka agron duka

Sondazh

Poll