Aktualitet

Ulja e temperaturave/ Nisin reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve

13 Janar 2021, 19:16 Nga DOSJA
Ulja e temperaturave/ Nisin reshjet e borës në qarkun e

KORÇË– Kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Burime bëjnë me dije se reshjet kanë nisur prej orës 19:00 dhe se temperaurat në Korçë kanë rënë.

Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, deri tani nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. ndërkohë mesohet se në veprim janë vënë,  grupet e punës dhe mjetet kontaktore të cilat aktualisht janë zhvendosur në  Dardhë, Qafën e Qarrit, Dishnicë, Voskopojë, Gorricë, Qafë Pllocë.

Ulja e temperaturave gjatë këtyre ditëve ka sjellë për të parën herë këtë vit edhe reshjet në qytetin e Korçës dhe në disa qytete të tjera të këtij qarku.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nis debora ne korce nis debora ne korce

Sondazh

Poll