Politike

“Partia Republikane mund të jetë pjesë edhe në listat e LSI-së, në disa qarqe”/ Mediu: Ende nuk kam marrë përgji

13 Janar 2021, 18:35 Nga DOSJA
“Partia Republikane mund të jetë pjesë edhe në listat

TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka thënë se po pret një përgjigje zyrtare nga Partia Demokratike për mënyrën se si do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë që ka dhënë për Report Tv, Mediu ka thënë se PR do të marrë pjesë në 2 koalicione. ”

Kryetari i Partisë Republikane, nuk përjashtoi mundësinë që me LSI-në në disa qarqe edhe mund të dali me kandidatë të përbashkët, por jmegjithatë e la të paqartë se kush do të jetë udhëheqja e listës.

“PR kërkon që të fitohen zgjedhjet me në krye PD-n, por kërkohet respekt reciprok. Është më mirë një kandidat që është i vlefshëm për të dyja partitë se një kandidat i imponuar. Unë ofroj shqyrtimin e njerëzve që ofron PR dhe atyre që ofron PD. PR ofron në këtë koalicion votat e saj dhe burimet e saj njerëzore. Unë jam më i prirur që të kandidohet kandidati më i mirë, qoftë nga PD apo nga PR. Qëllimi i partisë Republikane është largimi i Edi Ramës. Kujtojmë që në vitin 2005 bëmë një marrëveshje me Berishën, ku në listat e Republikanëve u futën edhe kandidatë të PD-së, dhe nga 12 deputetë që fitoi PR, 7 prej tyre ishin kandidatët demokratë. Unë pres një përgjigje zyrtare nga PD se si i shikon marrëdhëniet me PR-në. Ende nuk kam marrë një përgjigje. Me Bashën sot diskutuam analizën politike në vend. Me LSI-në mund të dalim në disa qarqe me kandidatë të përbashkët, ashtu siç mund të dalim edhe me PD-në. Ndërkohë në disa zona të dy koalicionet mund të dalin me kandidatë të përbashkët”, tha Mediu.

Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun ditën e sotme, ka prezantuar kandidatët e tij për zgjedhjet e 25 prillit, duke deklaruar kështu ndarjen e tij nga Partia Demokratike. Në një takim të organizuar nga Mediu, kreu i Republikanes paraqiti zyrtarisht 36 kandidatët e tij për zgjedhjet e ardhshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir mediu fatmir mediu

Sondazh

Poll

Politike 13 Janar 2021, 15:56

PRISHTINË– Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati u përfol se do të bëhej pjesë e Lëvizjes VetëVendosje, e drejtuar nga Albin Kurti...