Bota

NDODH në Itali! Matteo Renzi tërheq 2 ministra, bie qeveria e Giusepe Conte-s

13 Janar 2021, 17:33 Nga DOSJA
NDODH në Itali! Matteo Renzi tërheq 2 ministra, bie qeveria e Giusepe

ROMË– Krizë politike në Itali! Drejtuesi i “Italia Viva”, Matteo Renzi ka tërhequr nga qeveria dy ministrat e tij, Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti, duke rrëzuar qeverinë e kryeministrit Giuseppe Conte. Bashkë më to është larguar edhe nënsekretari Ivan Scalfarotto.

Në një konferencë për shtyp, Renzi bëri me dije lajmin duke sqaruar se kriza në qeveri ka ekzistuar muaj më parë dhe se nuk ka lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Është shumë më e vështirë të lësh një kolltuk sesa të kapesh pas status quo-së. Po përjetojmë një krizë të madhe politike, po diskutojmë për rreziqet që lidhen me pandeminë. Përballë kësaj krize, ndjenja e përgjegjësisë është të zgjidhim problemet, jo t’i fshehim ato. S’kam asnjë paragjykim për emrin e Contes. Ka një emergjencë dramatike për t’u përballur me situatën por nuk mund të jetë elementi i vetëm që e mban qeverinë gjallë. Përgjigja ndaj pandemisë do të thotë të kesh dëshirën dhe nevojën për të zhbllokuar vendet e punës dhe për të vepruar sipas politikave industriale. Nëse ka një krizë politike, ajo trajtohet në mjediset institucionale, jo me postime në Facebook,”-u shpreh ai.

Renzi ka folur edhe për zgjidhjen e krizës, duke ia lënë “topin” Contes, teksa ka shtuar se vetë është gati që të diskutojë për çdo gjë. 

“Rezultati i krizës? Varet nga kryeministri, ne jemi gati të diskutojmë gjithçka. Ne nuk kemi asnjë paragjykim as për formula dhe as për emra,”- shton ai.

Përplasja mes Contes dhe Renzit kishte filluar prej disa javësh për menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian lidhur me situatën e COVID-19 në Itali. Kjo është herë e dytë që bie qeveria e kryeministrit Giusepe Conte, megjithatë mbetet për t’u parqë nëse në ditët në vazhdim kreu i qeverisë do të vendosë paqe me maxhorancën apo Italia do shkojë në zgjedhje të parakohshme edhe pse në kohë pandemie.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bie qeveria conte giuseppe conte matteo renzi bie qeveria conte giuseppe conte matteo renzi

Sondazh

Poll