Bota

Mutacioni i ri i Covid-19/ Ministri austriak i Shëndetësisë: Vendi gjendet në fazën më të rëndë të pandemisë

13 Janar 2021, 17:09 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid-19/ Ministri austriak i Shëndetësisë:

AUSTRI-Ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, pas zbulimit të variantit të ri të Covid-19 ka deklaruar se vendi është në fazën  më të keqe të pandemisë. Anscober ka thënë se qeveria pritet që këtë javë të marrë vendim për zgjatjen e izolimit, i cili planifikohet deri më 24 janar. Sipas tij, vendimi do të merret pasi të bëhet një analiz e situatës aktuale

“Kemi një problem të vërtetë. Austria ka tani një situatë që është e ngjashme në gjithë Evropën,”-ka thënë ai.

Një mutacion i Covid-19 VUI-202012/01 është zbuluar së pari në Britaninë e Madhe gjatë muajit dhjetor. Gjithashtu, një tjetër mutacion i  Covid-19 me përbërje gjenetike gati-identike janë raportuar në Afrikën e Jugut me llojin 501.V2 dhe Nigeri.

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe është zbuluar në disa vende evropiane, si dhe në Kanada, Australi, Indi, Korenë e Jugut dhe Japoni si dhe vende të tjera. Megjithëse ekspertët besojnë se vaksinat e sapo miratuar kundër koronavirusit do të jenë efektive kundër variantit britanik.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota austri covid-19 ne austri austri covid-19 ne austri

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2021, 15:09

Pse disa tubime masive bëhen të dhunshme?

BOTË- Mbretërimi i mbretit Louis Philippe, mbreti i fundit i Francës, mori papritur fund më 24 shkurt 1848, pas disa ditësh protesta gjithnjë e më të dhuns...