Bota

Video nga vrasja e shqiptarin në Greqi, gruaja vajton bashkëshortin e vrarë

13 Janar 2021, 12:54 Nga DOSJA
Video nga vrasja e shqiptarin në Greqi, gruaja vajton bashkëshortin e

GREQI – Mediat greke kanë publikuar pamje nga masakra në Athinë, ku humbi jetën 54-vjeçari shqiptar Edmond Llangozi dhe u plagosën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

Në videon e publikuar nga MEGA shihet shqiptari i vrarë dhe e shoqja që qan pranë tij. Videoja është bërë pak pasi policia kishte mbërritur në vendin e masakrës, që i ngjante një zone lufte.

Burimet mediatike thonë se kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes kanë zbuluar autorin e vrasjes. Ai është një burrë rreth të 50-ave, që jeton në Petralona. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se çfarë ka ndodhur në ato minuta tmerri, kur kalimtarët dhe klientët e lokalit vraponin për të shpëtuar kokën.

Viktima 54-vjeçare, dy djemtë e tij, 22 dhe 28 vjeç, dhe bashkëshortja, nisën të zihen me pesë persona jo shumë larg banesës së tyre. Më pas mes tyre nisi një përplasje për shkak të një sherri financiar. Fillimisht autorët i goditën viktimat e tyre me thika dhe objekte të tjera. Babai dhe bijtë e tij kërkuan strehë në kafenenë e hapur në shesh.

Më pas, një nga autorët nxori pistoletën dhe nisi të qëllonte. Në skenën e krimit, policia ka gjetur 7 gëzhoja. Dëshmitarët thanë se autorët u larguan me një makinë gri. Viktima 54-vjeçare punonte në një kompani tekstilesh. Askush prej tyre nuk kishte precedentë penalë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ngjarja ne greqi ngjarja ne greqi

Sondazh

Poll