Politike

Gazetarja ja thotë në sy Senida Mesit: Opozita nuk hyn në zgjedhje, me kë do garoni? Me veten? (VD)

30 Prill 2019, 18:08 Nga DOSJA
Gazetarja ja thotë në sy Senida Mesit: Opozita nuk hyn në

Gazetarja Esiona Konomi është përplasur me nënkryetaren e Komisionit të Integrimit Senida Mesi, teksa ishin të ftuara në studion e lajmeve të Report TV, në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Konomi dhe Mesi folën për Samitin e Berlinit dhe procesin e hapjes së negociatave për vendin tonë. Nënkryetarja e Komisionit të Integrimitka patur vlerësime pozitive për Shqipërinë.

Ne duhet të kuptojmë të gjitha dinamikat nëse Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe përgjigja nga komisioni që bën vlerësimin është pozitive. Hahn është shprehur se gjatë kohës së tij nuk do ketë politika zgjerimi por politika për stabilitetin. Sot mirëkuptoj shumë të gjitha procesin që kanë shoqëruar vendimarrjen politike“, u shpreh Mesi.

Mirëpo në momentin që po diskutohej në lidhje me vendimin e opozitës për të mos u futur në zgjedhje pati një përplasje mes gazetares Konomi dhe Senida Mesit. Konomi e pyeti se në momentin që përflitet se kandidati i mundshëm nga Partia Socialiste, për kryetar bashkie në Shkodër mund të jetë prefekti Valdrin Pjetri, kujt do të garojë?

“Kundër kujt do të garoni, pra ju do të hapni fushatë kundër vetes? Do të propozohet Pjetri në Shkodër, në momentin që opozita nuk vjen në zgjedhje kundër kujt do të garoni ju?- u shpreh gazetarja Konomi ndër të tjera.

Mesi shtoi më tej se ata do të garojnë kundër çdo partie që regjistrohet dhe merr pjesë në zgjedhje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike esiona konomi hapja e negociata per shqiperine samiti i berlinit senida mesi esiona konomi hapja e negociata per shqiperine samiti i berlinit senida mesi

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2019, 15:53

TIRANË-Një deklaratë të tillë do e kishit zili ta dëgjonit kudo ku të jeni. S’është e çuditshme, as rastësore, as e habitshme, është thjesht epike!M...