Aktualitet

“Ata që u vaksinuan dje nuk kanë pasur efekte anësore”/ Silva Bino: Në Tiranë do të bëhen 600 vaksina në ditë

12 Janar 2021, 22:00 Nga DOSJA
“Ata që u vaksinuan dje nuk kanë pasur efekte

TIRANË–  Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, ka thënë se këto dy ditët e para asnjë person i stafit mjekësor  që e ka bërë vaksinënkundër Covid-19 ditën e djeshme nuk ka shfaqur efektë anësore apo probleme me shëndetin.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Bino ka thënë se vaksina kineze nuk do aplikohet tek ne dhe se në Tiranë janë krijuar kapacitete për të bërë maksimumi 600 vaksina në ditë.

Pjesë nga Intervista: 

Fevziu: Ka pasur ndonjë person me efekte anësore apo ndonjë shqetësim?

Bino: Për fat të mirë nuk ka pasur.

Fevziu: Kur do të ketë lista të sakta që gjithsecili ta dijë kur do vaksinohet? Dhe a do aplikohen vaksinat kineze?

Bino: Deri tani jo sepse nuk është e kualifikuar nga OBSH.

Fevziu: Sikur të kishit 4.5 mln doza, sa do zgjaste plani i vaksinimit?

Bino: Plani është teorik dhe është bërë për grupet e riskut dhe më pas për grupet e tjera. Ne kemi kapacitete të vaksinojmë 600 qytetarë në ditë vetëm në Tiranë. Po i ngrejmë kapacitetet që të vaksinojmë dhe më shumë. Nuk mund të krahasohemi me Gjermaninë.

Pyetje: Plani që ju keni i përfshin llojet e vaksinës, kur do të vijnë dhe nga do të vijnë? I keni të sigurta që do t’i merrni të plota?

Bino: Plani ynë është të vaksinojmë me dy doza. Kemi llogaritur deri tani që kemi kapacitete vaksinash për 800 mijë veta, janë 1.6 milionë vaksina.

Gjekmarkaj: Ligji për informim publik vetëm kur është sekret shtetëror nuk nxirret diçka, ligin e ka shkelur kryeministri.

Bino: Unë nuk kam informacion për këtë se nga ka ardhur vaksina.

Gjekmarkaj: Atëherë mos dilni në televizion fare.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet silva bino silva bino

Sondazh

Poll