Aktualitet

Bino: Ata që kanë kaluar COVID-19 nuk kanë imunitet, duhet të vaksinohen

12 Janar 2021, 21:56 Nga DOSJA
Bino: Ata që kanë kaluar COVID-19 nuk kanë imunitet, duhet

TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiolgjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik,  Silva Bino tha se edhe personat që e kanë kaluar pandeminë e koronavirusit duhet të vaksinohen.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Bino tha se personat që e kanë kaluar pandeminë nuk kanë imunitet dhe e vetmja e dhënë që është evidentuar është fakti që nuk kemi raste riinfektimesh vetëm brenda 3 muajsh nga kalimi i Covid.

“Vaksina bëhet edhe kur e ke kaluar Covidin, nuk ka asnjë problem. Përse bëhet kjo? E para, shumë persona që kanë kaluar Covid nuk kanë nivel të konsiderueshëm antikorpesh, të trupave mbrojtës. Nga ana tjetër, ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa që ne i masim gjatë testimeve serologjike,”- u shpreh Bino.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi silva bino koronavirusi ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll