Aktualitet

Mbërritja e vaksinës antiCovid në Tiranë/ Bino: Brenda ka një spiun. Temperatura ka qenë adekuate

12 Janar 2021, 21:52 Nga DOSJA
Mbërritja e vaksinës antiCovid në Tiranë/ Bino: Brenda ka

TIRANË– Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, ka thënë se kushtet që ka mbërritur vaksina kundër Covid-19 në Tiranë ditën e djeshme kanë qenë adeguate.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Bino ka thënë se vaksinat janë të pajisura me pajisje të cilat tregojnë kushtet dhe temperaturën në të cilat është kryer transporti. Po ashtu ajo ka thënë ndër të tjera se Shqipëria ka kapacitete të zinxhirit ftohës për 250 mijë vaksina.

Pjesë nga Biseda: 

Fevziu: Me çfarë është transportuar vaksina?

Bino:Vaksina brenda ka një spiun dhe një skedë të përcaktuar. Spiuni tregon temperaturën e vaksinës, që është brenda kutisë e cila ka akullin e ftohtë dhe ne nëpërmjet atij spiuni shikojmë temperaturën. Temperatura ka qenë adekuate, minus 80 gradë.

Fevziu: Spiuni tregon momentet e temperaturës së dorëzimit apo gjatë gjithë rrugës?

Bino: Jo, jo gjatë gjithë rrugës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet silva bino silva bino

Sondazh

Poll