Bota

“Ai donte të vriste të gjithë familjen”/ Po heton vrasjen e shqiptarit, polici grek jep detaje nga sulmi i mbrëmjes së

12 Janar 2021, 11:29 Nga DOSJA
“Ai donte të vriste të gjithë familjen”/ Po heton

GREQI– “Autori i masakrës së djeshme në Neos Kosmos dëshironte të vriste të gjithë familjen. Nëse ata nuk do të vraponin, ne do të kishim njerëz të tjerë të vdekur“- mësohet të ketë thënë një oficer i EL.AS për CNN.gr.

Polici i cili mori përsipër të zbërthente sulmin e mbrëmshëm në parkun afër Agios Sostis ka dhënë disa detaje të reja për vrasjen e shqiptarit.

Mësohet se dy djemtë e familjes janë në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ishte edhe nëna e tyre. CNN raporton se akoma nuk dihet se përse e gjithë familja kishte zbritur poshtë për të debatuar.

Gruaja e viktimës dhe nëna e djemve të plagosur ka dhënë dëshminë e saj për organet hetimore. Ajo ka thënë se ishin pesë persona me të cilët u përplasën. Pas një debati, mes familjes dhe tyre nisi një sherr i dhunshëm që përfundoi me krisma.

Burri i saj ra i vdekur në vend, ndërsa djemtë u larguan me vrap për të shpëtuar nga plumbat. Ka raportime se burri u vra pasi u doli para plumbave për të shpëtuar djalin. Fakti që viktimat dhe autorët njiheshin me njëri-tjetrin mendohet se do e bëjë më të lehtë zbardhjen e krimit.

Mbrëmjen e djeshme mbeti i vdekur një shqiptar ndërsa u plagosën rëndë dy djemtë e tij.  Viktimë mbeti Edmond Llangozi, ndërsa të plagosur janë dy djemtë Anxhelo dhe Mihali.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ngjarja ne greqi ngjarja ne greqi

Sondazh

Poll