Bota

E krijoi vaksinën anti-Covid por ende nuk e ka marrë vetë, Sahin: Nuk e kam patur mundësinë, shpresoj në javët në viiim

12 Janar 2021, 10:10 Nga DOSJA
E krijoi vaksinën anti-Covid por ende nuk e ka marrë vetë, Sahin:

SHBA-Kreu i BioNTech dhe krijuesi i vaksinës anri-Covid, Ugur Sahin nuk e ka marrë vetë vaksinës anti-Covid. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sahin gjatë një interviste për mediat amerikane.

Kur u pyet pse nuk e ka marrë vaksinën vetë, ai tha seende nuk e ka patur mundësinë për tu vaksinuar. Më tej ai tha se as stafi i kompanisë nuk janë vaksinuar dhe se shpreson që ta kenë mundësinë në javët në vijim.

“Nuk kemi mundur ende të marrim vaksinën tonë, por gjetëm mënyrën për ta bërë të disponueshme për personelin tonë në terren, që faktikisht e prodhon, ndërkohë që shpresoj se stafi, dhe ne vetë, mund të vaksinohemi në javët në vijim”, tha ai.

Ugur Sahin është krijuesi i gjigandit farmaceutik, BioNTech. Ai gjithashtu krijoi edhe vaksinën anti-Covid së bashku me Kompaninë amerikane Pfizer.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ugur sahin vaksina covid ugur sahin vaksina covid

Sondazh

Poll