Bota

Hetimet për lidhjet e Trump me Rusinë, dorëhiqet zv.prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve

30 Prill 2019, 13:30 Nga DOSJA
Hetimet për lidhjet e Trump me Rusinë, dorëhiqet zv.prokurori i

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm në SHBA, Rod Rosenstein ka dhënë dorëheqje, e cila do të hyjë në fuqi më 11 maj. Rosenstein e ka paraqitur dorëheqjen e tij tek Presidenti i SHBA-së, Donald Trump më 28 prill.

Rosenstein emëroi Këshilltarin Special, Robert Mueller për të hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në 2016 dhe lidhjet midis agjentëve rusë dhe fushatës së Trumpit, pasi prokurori i atëhershëm, Jeff Sessions, u tërhoq nga detyra.

Ishte pritur që Rosenstein të japë dorëheqjen në mars, por ai qëndroi në detyrë deri në përfundimin e hetimit të Muellerit dhe dorëzimin e raportit të tij përfundimtar i cili u bë publik në formë të redaktuar.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Rosenstein shkroi se ai “gjithmonë e ka vendosur Amerikën në rradhë të parë” si dhe ka ndihmuar stafin e Departamentit të Drejtësisë me njerëz “të përkushtuar ndaj vlerave që e bëjnë Amerikën të madhe”.

Marrë nga REL

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump dotëhiqet zv.prokurori i përgjithshëm i shba përfshirja ruse në zgjedhjet e shba rod rosenstein donald trump dotëhiqet zv.prokurori i përgjithshëm i shba përfshirja ruse në zgjedhjet e shba rod rosenstein

Sondazh

Poll