Bota

Udhëheqësi i ISIS është gjallë, shfaqet pas 5 vitesh dhe vlerëson sulmet në Sri Lanka

29 Prill 2019, 20:38 Nga DOSJA
Udhëheqësi i ISIS është gjallë, shfaqet pas 5 vitesh

Abu Bakr al-Baghdadi u shfaq në një video për herë të parë që prej korrikut të vitit 2014 dhe betohet se do të hakmerret për vdekjen e militanteve të tij.

Lideri i ISIS dha predikimin e tij të fundit në Mosul, Irak, në korrik të vitit 2014, e prej asaj kohe nuk ishte shfaqur më, duke ngritr dyshime se ai ishte vrarë.

Pas 5 vitesh heshtje, Abi Bakr al-Baghdadi shfaqet në një video i ulur këmbëkryq, ndërsa videoja në fjalë është publikuar sot nga organizata xhihadiste.

 

47-vjeçari është i ulur këmbëkryq, ndërsa u thotë 3 personave të tjer, fytyra e të cilëve nuk duket, se: “Beteja për Baghouz ka përfunduar”.

Po ashtu ai vlerëson shpërthimet e fundit në Sri Lanka, ku u vranë më shumë se 250 vetë dhe plagosën të paktën 500 të tjerë më 21 prill.

Al-Baghdadi flet gjithashtu edhe për ngjarjet e fundit politike, duke përfshirë fitoren zgjedhore të Benjamin Netanjahut në Izrael, dorëheqjen e presidentit të Algjerisë Abdelaziz Bouteflika dhe rënien e presidentit të Sudanit Omar al-Bashir.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abu bakr al-bagdadi sulmet në sri landa udhëheqësi i isis gjallë abu bakr al-bagdadi sulmet në sri landa udhëheqësi i isis gjallë

Sondazh

Poll