Bota

Gjermani/ Bënte gara me makina, 21-vjeçari shqiptar aksidenton për vdekje nënën e dy fëmijëve ditën e Pashkëve

29 Prill 2019, 19:53 Nga DOSJA
Gjermani/ Bënte gara me makina, 21-vjeçari shqiptar aksidenton

GJERMANI- Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën e pashkëve katolike në Gjermani në rrugën Bismarckstraße në Moers-Meerbeck, ku si pasojë e një aksidenti ku është përfshirë edhe një shqiptar, ka humbur jetën një 43-vjeçare, nën e 2 fëmijëve.

Sipas autoriteteve dyshohet se një makinë tip Mercedes ka qenë duke garuar me një Range Rover, kur është përplasur me një makinë të vogël, të drejtuar nga Sema S. 43-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila është plagosur rëndë. Ajo nuk ka arritur tu shpëtojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë 3 ditë pas aksidentit.

Në këto kushte, policia ka lëshuar një urdhër arresti ndaj 21-vjeçarit shqiptar Kushtrim Hoti, për të cilin janë publikuar karakteristikat e tij dhe kërkohet ndihma e qytetarëve për kapjen e tij.

Ai do të përballet me akuzën për vrasje nga neglizhenca.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aksident në gjermani shqiptari përplas për vdekje nënën e dy fëmijëve aksident në gjermani shqiptari përplas për vdekje nënën e dy fëmijëve

Sondazh

Poll