Bota

Deputeti i Kosovës kërkon shkarkimin e Thaçit: Nuk po përfaqëson interesat e kombit

30 Prill 2019, 06:15 Nga DOSJA
Deputeti i Kosovës kërkon shkarkimin e Thaçit: Nuk po

Kosovë-Një ditë më parë deputeti i Vetëvendosjes në Kosovë,  Salih Zyba ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit nga posti i presidentit të vendit.

“Duke marrë për bazë shqetësimet dhe dyshimet e qytetarëve që Presidenti nuk po përfaqëson interesat dhe rolin unifikues kushtetues. Në konsultim me mjek të fushës, marrë për bazë edhe paraqitjen publike në komisionin hetimor parlamentar, si deputet, e konsideroj të rëndësishme dhe të ngutshme iniciativën parlamentare për zbatim të nenit 91 pika 2 e Kushtetutës”, është shprehur ai.

Për samitin e Berlinit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh i pakënaqur me atë se çfarë ndodhi atje.  Në një postim në Facebook, kreu i Kosovës theksoi se në këtë Samit nuk u mor një vendim i guximshëm nga Merkel apo Macron, por u mbyll me premtime abstrakte. Sipas Thaçit këto deklarata që nuk pasqyrojnë situatën reale politike në rajon, nuk ndihmojnë për të marrë vendime të guximshme nga shtetet e rajonit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni çështja e kufinjve hashim thaci salih zyba shkarkimi i thaçit çështja e kufinjve hashim thaci salih zyba shkarkimi i thaçit

Sondazh

Poll