Aktualitet

Krim në familje në Memaliaj, burri masakron me levën e kazanit të rakisë gruan: Kërkoi ndihmë…

30 Prill 2019, 06:25 Nga DOSJA
Krim në familje në Memaliaj, burri masakron me levën e kazanit

GJIROKASTËR- Antoneta Hoxha, 53 vjeç, nënë e katër fëmijëve u gjet e masakruar në krevatin martesor, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Valagat të Memaliajt. Ajo është gjetur e goditur me sende në forta, në kokë, në krahun e majtë, ndërsa dëshmitarët që e gjetën në dhomën e gjumit thanë për mediat se ajo ishte mbuluar në gjak.

Trupi i saj është dërguar në morgun e Gjirokastrës, ndërkohë që ngjarja për disa orë u rrethua me mister. Autori i vrasjes, i shoqi, për disa orë nuk e pranoi krimin dhe e fshehur ngjarjen me justifiikimet se nuk kishte dijeni për atë që ndodhi. Ai kishte zhdukur edhe armën e krimit, ndërkohë që pasi u mor në pyetje në polici, ai ka pranuar atë që ka ndodhur dhe ka rrëfyer detaje nga ngjarja makabre.

[sgallery url=”https://dosja.al/masakrohet-ne-dhomen-e-gjumit-gruaja-ne-memaliaj-dyshime-tek-burri-fqinjet-ishte-e-mbuluar-ne-gjak/”]

I shoqi, Skënder Hoxha ka thënë se ngjarja ka ndodhur pas një debati që ka nisur në mbrëmje dhe më pas është finalizuar me vrasjen e 53-vjeçares në orën 03: 00 të mëngjesit. Ai ka treguar se e ka qëlluar gruan me levën që përdorte për të trazuar kazanin e rakisë. Një tjetër rrethanë makabre e vrasjes së nënës së 4 fëmijëve në Memaliaj është edhe fakti se vetë Hoxha ka pranuar se pasi e ka goditur, ajo ka kërkuar ndihmë pasi ka qenë ende gjallë, por ai nuk e ka ndihmuar.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan zhurmë dhe kur shkuan për të parë, gjetën gruan në orën 04 e mëngjesit të pajetë, ndërkohë që gjaku kishte ngrirë. Kjo, sipas hetuesve është një nga provat që tregon se vrasja ka ndodhur në orën 03 të mëngjesit.

Çifti Hoxha ishte kthyer prej disa kohësh nga Tirana, ku jetonin me vajzën e tyre të martuar. Dy vajzat e tjera të familjes jetojnë në Greqi, ndërsa djali në Tiranë.
Ata njiheshin si një familje e qetë, dhe kurrë nuk kanë patur debate burrë e grua, ç’ka vështirëson edhe krijimin e dinamikës sesi ka ndodhur vrasja.

(f.g.j.v.k.m.a.f/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta hoxha viktima demtime ne koke vrasja e gruas ne memaliaj antoneta hoxha viktima demtime ne koke vrasja e gruas ne memaliaj

Sondazh

Poll