Bota

Mbyllja e llogarisë së Donald Trump/ Reagimi i Republikanëve: Po ndalohet liria e fjalës

10 Janar 2021, 08:08 Nga DOSJA
Mbyllja e llogarisë së Donald Trump/ Reagimi i Republikanëve: Po

SHBA-Vendimi i Twitter për të pezulluar përfundimisht llogarinë e Donald Trump pas protestave në Capitol Hill më 6 janar vazhdon të shkaktojë debat të ashpër, mbështetësit dhe kritikët u ndan në dy linja, disa kundërshtojnë këtë veprim, duke justifikuar që po ndalohet tradita Amerikane e lirisë së fjalës, ndërsa të tjerë e quajnë një vendim të drejt.

Shumë republikan e kanë përdoruar Twitterin, për të deklaruar se mbyllja e llogarisë së Donald Trump, po ndalojnë shprejenë e mendimit të lirë.

“Censurimi i Big Tech [Trump] dhe fjala e lirë e qytetarëve amerikanë është në të njëjtin nivel me vendet komuniste si Kina dhe Koreja e Veriut,” shkroi në Twitter Steve Daines, një senator nga Montana.

Djali i presidentit Donald Trump Jr ka thënë : “Fjala e lirë është e vdekur dhe kontrollohet nga perandorët e majtë.”

Ndërsa, nga ana tjetër, demokratët kanë argumentuar se kompania kishte të drejtën ligjore për të marrë vendimin, ku sipas tyre është një hap i vonuar.

“U desh derdhja e gjakut në sallat e Kongresit, që kompanitë më të fuqishme të teknologjisë të njohin, në momentin e fundit të mundshëm, kërcënimin e Trump“, shkroi në Twitter Senatori Richard Blumenthal, nga Connecticut.

Kompania mediatike Twitter ka mbyllur llogarinë e Donald Trump, dy ditë pasi Capitol i SHBA u përfshi nga sulme të dhunshëm nga mbështetësit e presidentit, i cili ka përhapur me muaj informacione të rreme në lidhje me zgjedhjet dhe inkurajoi ndjekësit e tij të përmbysin rezultatin.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota doanld trump mbyllja e rrjeteve sociale te donald trump shba doanld trump mbyllja e rrjeteve sociale te donald trump shba

Sondazh

Poll

Bota 10 Janar 2021, 07:41

Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësor...