Bota

Ish-ministri i brendshëm italian Salvin përballet me gjyq për bllokimin e emigrantëve në det: Jam krenar për atë që kam

10 Janar 2021, 08:24 Nga DOSJA
Ish-ministri i brendshëm italian Salvin përballet me gjyq për

ITALI-Matteo Salvini, kreu i partisë politike të ekstremit të djathtë të njohur si Lidhja,  është paraqitur ditën e djeshme para një gjykatësi të Palermos në lidhje me një incident të ndodhur në vitin 2019, gjatë të cilit u bllokuan disa emigrantë në det, kur ai ishte ministri i brendshëm.

Salvini, dyshohet për abuzim të pushtetit pasi kishte refuzuar të lejonte rreth 100 emigrantë të zbarkonin në Itali në Gusht të vitit 2019. Ai bllokoi një anije, Open Arms, që të ankorohej në një port, duke e detyruar atë të ankorohej në ishullin Lampedusa ndërsa kushtet në bord u përkeqësuan.

Ndërkohë, sipas mediave, ditën e djeshme, gjyqtari shtyu procedimet deri në 20 Mars, ku ish-ministri do të zbulojë nëse do të përballet me akuza apo jo. Ndërsa, vete Savini ka thënë se nuk është penduar për këtë veprim .

“Unë jam plotësisht i qetë dhe krenar për atë që bëra. Më vjen keq vetëm për koston e procedurës që po mbajnë taksapaguesit italianë dhe kohën e gjyqtarit që kam humbur,“-ka thënë  Salvini për mediat pas seancës me dyer të mbyllura.

Salvini u detyrua të largohej nga pozicioni i tij si ministër i Brendshëm menjëherë pas aferës për shkak të një krize qeveritare që ai vetë kishte provokuar. Që atëherë, pandemia e koronavirusit dhe kushtet e tmerrshme ekonomike që burojnë prej tij kanë zëvendësuar emigracionin si shqetësimet kryesore të shumicës së italianëve. Kufizimet që rezultojnë nga pandemia gjithashtu shkaktuan një rënie të ndjeshme të numrit të emigrantëve të paligjshëm që hynë në Itali vitin e kaluar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bllokimi i emigranteve ne det ne itali itali matteo salvini bllokimi i emigranteve ne det ne itali itali matteo salvini

Sondazh

Poll

Bota 10 Janar 2021, 07:41

Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësor...