Aktualitet

Zyra e shtypit të Ramës bën ‘lëmsh’ DW, media gjermane kërkon falje për njoftimin

30 Prill 2019, 08:10 Nga DOSJA
Zyra e shtypit të Ramës bën ‘lëmsh’ DW, media

Tiranë- Media gjermane DW ka reaguar së fundmi për një njoftim të Kryeministrisë që është publikuar dje në faqen e tyre. DW sqaron se një njoftim i zyrës së shtypit të kryeministrit, Edi Rama është publikuar dje gabimisht në faqen tyre të Facebook-ut dhe sipas tyre ky ishte thjesht një gabim teknik. Kjo media kërkon falje dhe sqaron  se njoftimi u fut fillimisht pasi ishte menduar si njoftim i korrespondentit të tyre por që na fakt ishte nisur nga zyra e shtypit në Kryeministri, e drejtuar nga Endri Fuga. “Ne asnjëherë nuk do të përdornim publikimet e zyrave të shtypit të politikës si informacione tonat.”, thekson kjo media. Një reagim ka ardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha që tha se ka ndërhyrë Rama që është fshirë postimi. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama endri fuga media gjermane kërkon falje njoftimi i dw edi rama endri fuga media gjermane kërkon falje njoftimi i dw

Sondazh

Poll