Aktualitet

Lezhë/ Vodhën një fugon, policia arreston për 20 minuta autorët, një në kërkim

30 Prill 2019, 07:59 Nga DOSJA
Lezhë/ Vodhën një fugon, policia arreston për 20 minuta

Lezhë– Vodhën një mjet fugon, policia e Lezhës arreston për 20 minuta dy prej autorëve.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para në fshatin Ishull-Lezhë, ku A.P.,dha alarmin se disa persona i kishin vjedhur furgonin.

Për vetëm 20 minuita, në prangat e policisë kanë përfunduar dy prej autorëve të identifikuar si: A.M.,41 vjeç dhe E.P.,32 vjeç. Ndërsa në kërkim është shpallur R. K., 25 vjeç.

Ky i fundit ka precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë

Vodhën një mjet fugon, por falë reagimit në kohë të policisë arrestohen në flagrancë autorët .

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Ishull-Lezhë, pas njoftimit të marrë nga shtetasi A.P, se disa persona i vodhën mjetin fugon dhe ishin larguar së bashku me mjetin, menjëherë shërbimet e policisë të Komisariatit Lezhë, janë vënë në ndjekje të tyre

Policia ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër rreth 20 minuta, të identifikojë dhe arrestojnë në flagrancë dy prej autorëve si dhe të bllokojë automjetin e vjedhur.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë në një lagje të qytetit të Lezhës shtetasit:

-A.M.,41 vjeç,banues në Kurbin
-E.P.,32 vjeç,banues në Lezhë

Si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R.K., 25 vjeç, banues në Kurbin, me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve, i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet furgoni ne lezhe lezhe grabitet furgoni ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll