Aktualitet

Humbi jetën në spital, pse u dënua 50-vjeçari nga Gjirokastra

30 Prill 2019, 07:26 Nga DOSJA
Humbi jetën në spital, pse u dënua 50-vjeçari nga

GJIROKASTËR– Një 50-vjeçar ka humbur jetën sot në spitalin e Tepelenës ndodhej në pritje të dënimit të tij. I identifikuar si Artur Zhupa, ai prej disa vitesh vuante dënimin, pasi ishte arrestuar për transport kanabisi.

Artur Zhupa u arrestua më 20 gusht 2016, në fshatin Humelicë të Gjirokastrës, pasi në mjetin e tij, u gjet një sasi e vogël prej 14 gramësh lëndë narkotike.

Ndërkohë një tjetër  informacion bën me dije se ai më 27 korrik të vitit 2018 u denoncua nga shtetësia D.Xh, sipas të cilës 50-vjeçari për një periudhë kohore më shume se dy muaj e kishte përndjekur dhe kishte tentuar t’i vjedhë karburant nga automjeti në pronësi të saj.

Ai sot në burg është ndjerë keq dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Edhe pse ka shkuar në spital, nuk ka mundur që të shpëtojë, pasi kishte pësaur atak kardiak.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur zhupa humb jeten i burgosuri tepelenë artur zhupa humb jeten i burgosuri tepelenë

Sondazh

Poll