Bota

Mbi 6.5 milion njerëz vaksinohen në SHBA, OBSH thirrje vendeve të pasura: Mos ndërprisni radhën e shpërndarjes!

9 Janar 2021, 12:12 Nga DOSJA
Mbi 6.5 milion njerëz vaksinohen në SHBA, OBSH thirrje vendeve të

Organizata Botërore e shëndetësisë ka ngritur problemin e shpërndarjes së vaksinave në botë.  Kreu i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se vendet e varfra ende nuk kanë marrë furnizimet me dozat e para të vaksinës anti-Covid dhe për këtë arsye iu bëri thirrje vendeve të fuqishme që të ndalojnë nënshkrimin e marrëveshje dypalëshe me prodhuesit.

Vendet e pasura kanë marrë pjesën më të madhe të vaksinave. Asnjë vend nuk bën përjashtim dhe të mos ndërpresë radhën për të vaksinuar të gjithë popullsinë, ndërkohë që disa të tjerë nuk kanë marrë ende dozat e para”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai iu bëri thirrje atyre që kanë porositur më shumë doza t’i dorëzojnë ato tek mekanizmi Covax, i cili mund të mundësojë më lehtë shpërndarjen e tyre.

Ndërsa shumë vende të varfra presin vaksinësn, më shumë se 6.5 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë marrë dozën e parë të një vaksine Covid-19.

Më herët, OBSH deklaroi se programi COVAX mund të nisë shpërndarjen e vaksinave anti-COVID gjatë këtij muaji.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota obsh ben thirrje programi covax shperndarja e vaksinace obsh ben thirrje programi covax shperndarja e vaksinace

Sondazh

Poll