Aktualitet

Emigrantët kthehen në shtëpitë e tyre, rritet numri i daljeve nga Qafë Thana, 1 mijë e 598 qytetarë largohen nga Shqipër

8 Janar 2021, 09:41 Nga DOSJA
Emigrantët kthehen në shtëpitë e tyre, rritet numri i

QAFËTHANË– Disa ditë pas mbarimit të festave dhe rifillimit të punës dhe aktiviteteve të tjera, shumë emigrantë shqiptar të cilët pavarësisht pandemisë, zgjodhën që të kalonin pushimet pranë familjeve të tyre, kanë filluar të kthehen në vendbanime.

Në Qafë Thanë ka një rritje të daljeve pasi 1 mijë e 598 qytetarë janë larguar në 24 orët e fundit drejt Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që 1 mijë e 534 të tjerë kanë hyrë.

Mësohet se shqiptarët zgjedhin Qafë Thanën për t’u larguar pasi Kapshtica është e mbyllur për daljet. Në këtë të fundit ka shumë më pak lëvizje pasi në 24 orët e fundit vetëm 189 qytetarë kanë hyrë së bashku me 112 mjete.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2021, 08:28

DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në portin e Durrësit, ku efektivja e sigurisë portuale, u aksidentua për vdekje nga një traile...