Aktualitet

Orteku i dëborës merr përpara mjekun në Malësi të Madhe, shpëtohet për mrekulli. Mjeti i kthehet përmbys, ngec pranë p

8 Janar 2021, 09:26 Nga DOSJA
Orteku i dëborës merr përpara mjekun në Malësi të

MALËSI E MADHE-Një ortek dëbore ka marrë gjatë natës një mjek në zonën e Malësisë së Madhe. Orteku i dëborës e ka marrë përpara mjekun bashkë me makinën me të cilën ai udhëtonte.

Dosja.al mëson se makina ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys nga orteku, por fatmirësisht poshtë rrugës kanë qenë disa pemë dhe mjeti ka ngecur mes tyre. Fatmirësisht mjeku ka shpëtuar pa marrë lëndime të shumta. Banorët i kanë ardhur menjëherë në ndihmë mjekut.

Si pasojë e motit të rënduar, në zonën e Vermoshit dhe Lëpushës ka pasur probleme të shtuara me furnizimin me energji elektrike. Probleme për shkak të motit kanë pasur dhe zona të shumta në vend për shkak të shirave të dendur të cilat kanë bërë që dhe lumenjt të dalin nga shtrati.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjeku ne debore moti i keq ne shqiperi mjeku ne debore moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2021, 08:28

DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në portin e Durrësit, ku efektivja e sigurisë portuale, u aksidentua për vdekje nga një traile...