Bota

Vuçiç merr vëmendjen e Mogherinit, kjo është dhurata serbe për shefen e Politikës së Jashtme të BE

29 Prill 2019, 13:52 Nga DOSJA
Vuçiç merr vëmendjen e Mogherinit, kjo është

BERLIN- Ditën e sotme po zhvillohen punimet e Samitit të Berlinit mbi Ballkanin Perëndimor, ndërsa para fillimit të samitit, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është takuar me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Ka qenë dhurata për Pashkë, me të cilën Vuçiç ka marrë vëmendjen e Mogherinit. 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti serb, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, tregon edhe dhuratën për Mogherini, një shportë me vezë pashkësh.

“Dhurata e Pashkëve – Presidenti Vuçiq i solli një shportë të vezëve të Pashkëve Federica Mogherinit, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri,” thuhet në faqen në Instagram të presidentit serb.

Në postim Vuçi ka publikuar edhe foto, ku shihet duke thyer vezët me njëri-tjetrin.

(B.B/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aleksander vucic federica mogherini vuçiç thyen vezët me mogherinin aleksander vucic federica mogherini vuçiç thyen vezët me mogherinin

Sondazh

Poll