Aktualitet

Përmbytet Shqipëria!/ Moti i keq do vijojë për disa ditë, përmbytje në Lezhë, Vlorë, Durrës. Në Shkodër zbarkon usht

8 Janar 2021, 06:48 Nga DOSJA
Përmbytet Shqipëria!/ Moti i keq do vijojë për disa

TIRANË– Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora! Këto janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend. Këto qytete janë prej dy ditësh të përmbytura për shkak të reshjeve të shumta. Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të fshatrave të tëra për shkak të dëborës. Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, Vjosa ka dalë nga shtrati i saj duke përmbytur një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë, megjithatë nuk parashikohet që të shkaktojë  probleme të tjera. Lumi Drin dhe Ishëm kanë dalë nga shtrati ndërsa Osum po ashtu rrezikon nga shirat e dendur që kanë rënë gjatë natës e që vazhdojnë të bien.

Reshjet e shiut kanë sjellë probleme edhe në qytetin e Lezhës, ku për shkak të shiut që ka rënë gjatë natës, janë izoluar blloqet e banimit ’11 janari’ të lagjes ‘Besëlidhja e Lezhës’. Disa familje janë evakuuar pasi janë në rrezik nga niveli i ujit që është rritur. Tregu i ushqimeve po ashtu është përmbytur në Lezhë. Po ashtu është përmbysur nga uji dhe fusha e Zadrimës, duke bllokuar dhe banorët. Ndërkohë në Lezhë ka zbarkuar edhe ushtria e cila do të jetë në gadishmëri për çdo situatë kritike. 

Situata paraqitet mjaft e rëndë dhe në Shkodër, zonë që vuan prej vitesh nga përmbytjet. Me apelin e Bashkisë, në qytet kanë zbarkuar forcat e ushtrisë të cilat do të ndihmojnë në lëvizjen e njerëzve nga shtëpitë e tyre në një destinacion tjetër. Ndërkohë një familje është evakuuar nga banesa. Po ashtu e rwndw wshtw situata dhe nw Vlorw ku njw pjesw e qytetit wshtw pwrbysur ku si pasojw kanw mbetur tw bllokaura makinat dhe qytetarwt. 

E njëjtë paraqitet situata dhe në fshatin Gjorm në Kurbin aty ku 20 familje kanë dhënë sinjalin SOS për shkak të përmbytjeve. Rruga e Borshit është çarë nga reshjet e shumta, po ashtu në akset e qytetit të Elbasanit ka pasur rënie dherash dhe gurësh, ndërsa në Urën e Dajlanit në Durrës kanë shpërthyer tubacionet e ujit duke e rënduar situatën e përmbytjeve.

Mbi 20 fshatra në zonën e Memaliajt kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë në Gjirokastër ka pasur rrëshqitje të dherave në lagjen “Punëtori” ku si pasojë janë vënë në rrezik banorët e një pallati 5 katësh.Po ashtu moti i keq ka sjellë dhe reshje dëbore ku si pasojë është izoluar dhe Thethi dhe Lwpusha, ku banorët kanë mbetur dhe pa energji elektrike.  

ARRSH ka bërë njoftime të shumta për drejtuesit e mjeteve të cilëve iu këshillon që të shmangin rrugën e Borshit. Ndërsa SHMU thotë që situata me shira dhe rrufe do të vijojë për ditë me rradhë.

Situata me përmbytjet në vend është paralajmëruar për disa ditë me radhë nga ana e Institutit të Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

HARTA LIVE:

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe moti i keq ne shqiperi vlore lezhe moti i keq ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Janar 2021, 21:38

TIRANË– Studioja e emisionit “Opinion” është kthyer në një vend që ka shkaktuar të qeshura për pak minuta. Juristi Plarent Ndreca po fliste për minut...