Bota

Protestat në SHBA/ Kryebashkiakja e Uashingtonit shpall gjendjen e emergjencës për 15 ditë

7 Janar 2021, 06:54 Nga DOSJA
Protestat në SHBA/ Kryebashkiakja e Uashingtonit shpall gjendjen e

SHBA-Protestat në Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar të dhunshme. Kryebashkiakja e Uashigtonit, Muriel Bowser, pasi ka lajmëroi vendosjen e shtetrrethimit 24-orësh,  ka shpallur gjendjen e emergjencës për 15 ditë

Me anë të një postimi në Twitter, ajo ka thënë se protestuesit kanë qenë të armatosur dhe kishin për qëllim dhunën dhe shkatërrimin.

“Shumë prej protestuesve që erdhën në Capitol ishin të armatosur dhe kishin për qëllim dhunën dhe shkatërrimin. Ata kanë qëlluar me tulla, shishe dhe armë dhe motivimi i tyre është i vazhdueshëm”, tha ajo në një deklaratë.

 

Urdhri do të zgjas deri më 21 janar, një ditë pasi Joe Biden do të inaugurohet president. Ndërkohë, një nga masat e marrë ditën e djeshme nga Bowser ishte vendosja e shtetrrethimit në Uashigton për 24 orë.

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald  Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën  protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu,  janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kolegji elektoral shba trazira per zgjedhjet ne shba kolegji elektoral shba trazira per zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll