Bota

Joe Biden ZYRTARISHT president i SHBA-ve! Kongresi e certifikon, Trump pranon humbjen: Do të ketë një tranzicion të rregullt

7 Janar 2021, 06:26 Nga DOSJA
Joe Biden ZYRTARISHT president i SHBA-ve! Kongresi e certifikon, Trump pranon

SHBA– Joe Biden është zyrtarisht presidenti i 46-të i SHBA-së! Pas më shumë se tetë orësh, Kongresi Amerikan certifikoi fitoren e kandidatit demokrat, Biden, duke kushtuar 4 jetë njerëzish nga përplasjet e ditës së djeshme. Ky zyrtarizim erdhi pas më shumë se tetë orësh protestash në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Kongresit nga suportuesit e presidentit në detyrë, Donald Trump.

Ky i fundit dhe pse nuk është dakord me zgjedhjen u shpreh se do të kryhet trazicioni i kalimit të postit më 20 janar. Në një reagim në rrjetet e tij sociale Trump pranoi në një farë mënyre humbjen mirëpo insiston për një Amerikë më të mirë me atë në krye.

Zëvëndës presidenti Mike Pence, mbikëqyri procesin e certifikimit dhe konfirmoi Kongresin se nga 538 votat e kolegjit elektoral të hedhura, Joe Biden dhe Kamal Harris morën 306 dhe Donald Trump dhe Mike Pence morën 232 – duke pasqyruar rezultatet e zgjedhjet e nëntorit.

Joe Biden dhe zëvëndësja e tij, Kamala Harris do të marrin zyrtarisht detyrën më 20 Janar, në një kohë kur vendi është më i përçarë se kurrë .

Ndërkohë që katër persona humbën jetën nga përplasjet e dhunshme që ndodhën në godinën e ‘Capitol’, ndërsa Policia ka arrestuar më shumë se 50 persona. Një prej viktimave është gruaja që u qëllua nga Policia, kurse 3 të tjerë vdiqën pas përplasjeve, teksa po u jepej ndihma mjekësore.

Megjithatë pas qetësimit të situatës, Kongresi rifilloi punën aty ku shpalli dhe Biden si president pas rezultateve të Kolegjit Elektoral.Senati amerikan hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një lëvizje nga aleatët e Presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezulateve të zgjedhjeve presidenciale për shtetin e Arizonës që i dha fitoren demokratit Joe Biden. Të dyja palët dënuan dhunën që ndodhi brenda në Kongres, por demokratët hoqën përgjegjësinë nga vetja, duke fajësuar Donald Trump për nxitjen e saj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump kolegji elektoral trazira per zgjedhjet ne shba donald trump kolegji elektoral trazira per zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll