Bota

Protestat në SHBA, Boris Johnson: Skena të turpshme, duhet transferim të qetë pushteti

6 Janar 2021, 21:43 Nga DOSJA
Protestat në SHBA, Boris Johnson: Skena të turpshme, duhet transferim

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ka reaguar mbi protestën që po ndodh në SHBA. Në një postim në Twitter ai ka shkruar se këto janë skena të turpshme dhe të papranueshme. Më tej ai ka shkruar se është thelbësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregulltë pushteti.

“Skena të turpshme në Kongresin e Sh.B.A. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë për demokracinë në të gjithë botën dhe tani është thelbësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit,” shkroi ai.

Disgraceful scenes in U.S. Congress. The United States stands for democracy around the world and it is now vital that there should be a peaceful and orderly transfer of power.

— Boris Johnson (@BorisJohnson) January 6, 2021

Situata sa vjen e rëndohet në Capitol Hill. Certifikimi i Joe Biden si president ka sjellë tensione të mëdha në SHBA. Turma e mbështetësve të Trump kanë vërshuar brenda Kongresit të SHBA-së për të ndaluar procesin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson certifikimi i biden ndez tensionet boris johnson certifikimi i biden ndez tensionet

Sondazh

Poll