Bota

Tensionet në SHBA, tërhiqet Trump: Zgjedhjet u vodhën, por duhet të shkojmë në shtëpi

6 Janar 2021, 21:31 Nga DOSJA
Tensionet në SHBA, tërhiqet Trump: Zgjedhjet u vodhën, por duhet

SHBA– Presidenti në detyrë, Donald Trump u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të tërhiqen nga Kongresi i SHBA-së që e kanë pushtuar prej orësh tashmë.

Në një video-mesazh, Trump shprehet se të gjithë duhet të tërhiqen e të shkojnë në shtëpitë e tyre tashmë, sepse dhuna duhet ndalur. Trump shton se zgjedhjet janë vjedhur, por tashmë, dhuna duhet ndaluar.

“E dini që ju dhemb, e dini që jeni lënduar. Ne patëm zgjedhje që u vodhën. Gjithkush e di, sidomos pala tjetër, por duhet të shkoni në shtëpi tani, duhet të kemi paqe. Duhet të respektojmë njerëzit, s’duam të lëndohet askush. Duhet të kemi paqe. Ju duam, ju e patë çfarë ndodhi. E di si ndiheni, por shkoni në shtëpi dhe në paqe,”- thotë Trump në mesazh.

SHBA është nën tensione të mëdha prej orësh. Mbështetësit e Trump vërshuan në godinën e Kongresit dhe ndërprenë procesin e certifikimit të Joe Biden si President. Mes tensioneve pati të lënduar, madje një grua u qëllua me armë zjarri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota certifikimi i biden ndez tensionet donald trump certifikimi i biden ndez tensionet donald trump

Sondazh

Poll