Bota

Protestat në SHBA, reagon Biden: Demokracia jonë është nën sulm, Trump dil qetëso qytetarët

6 Janar 2021, 21:16 Nga DOSJA
Protestat në SHBA, reagon Biden: Demokracia jonë është

SHBA- Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Joe Biden ka dalë në konferencë për shtyp për të folur mbi protestën. Ai ka thënë se demokracia e SHBA-së është nën sulm. Më tej në fjalën e tij, Biden i ka kërkuar Trump që të dalë në televizor dhe tu kërkoj protestuesve që të largohen nga ndërtesa e Kongresit.

“Demokracia jonë është nën sulm. Një sulm ndaj të zgjedhurve të vendit. Një sulm ndaj forcave të rendit. Më lejoni të jem i qartë skenat e sulmit nuk përfaqësojnë Amerikën e vërtetë. Shohim një numër të vogël ekstremistësh. Kjo është anarki është kaos. I kërkoj kësaj turme që të tërhiqet në mënyrë që demokracia të ecë përpara. I kërkoj presidentit Trump që të dalë në televizion që të mbajë betimin e tij ndaj Kushtetutës dhe të kërkojë që kjo kapje e Kapitolit të përfundojë. Është kërcënuar siguria e zyrtarëve. Jam i shokuar që kombi ynë që ishte një fanar ndriçues i demokracisë në botë ka mbërritur deri këtu”, ka thënë ai.

Situata sa vjen e rëndohet në Capitol Hill. Certifikimi i Joe Biden si president ka sjellë tensione të mëdha në SHBA. Turma e mbështetësve të Trump kanë vërshuar brenda Kongresit të SHBA-së për të ndaluar procesin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota certifikimi i biden ndez tensionet certifikimi i biden ndez tensionet

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2021, 20:16

SHBA– Momente tensioni në SHBA. Videoja që po shikoni tregon momentin kur kongresmenët të cilët do të certifikonin fitoren e Biden, lajmërohen nga forcat e sigu...