Bota

ZYRTARE! Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë mbahen me 14 shkurt

6 Janar 2021, 20:40 Nga DOSJA
ZYRTARE! Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë mbahen me 14

KOSOVË- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 14 shkurt. Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim i Presidencës, ku bën të ditur se Vjosa Osmani, ka marrë vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë të mbahen më 14 shkurt të vitit 2021.

Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar të  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.

Njoftimi:

Presidentja Osmani shpërndanë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i cakton zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2021, 20:16

SHBA– Momente tensioni në SHBA. Videoja që po shikoni tregon momentin kur kongresmenët të cilët do të certifikonin fitoren e Biden, lajmërohen nga forcat e sigu...