Aktualitet

“Pas grabitjes në Rinas fshihet shteti”, Berisha: Eksperti mjeko-ligjor nuk firmosi çertifikimin e vdekjes së Mur

29 Prill 2019, 17:41 Nga DOSJA
“Pas grabitjes në Rinas fshihet shteti”, Berisha: Eksperti

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë, Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se grabitjes së miliona eurove në Rinas qëndron vetë shteti.

Sipas Berishës, ndonëse Lleshaj shprehet se policia ka qenë profesionale dhe e suksesshme kundër grupit të grabitësve, eksperti ligjor ka refuzuar të firmosë çertifikimin e vdekjes së Admir Murataj, dhe se gjykatësi ka kërkuar prova shtesë.

“Gjeneral Kanabisi qe diten e pare te grabitjes se shekullit deklaroi se policia beri mire detyren e saj, paçka se milionat u vodhen ne vendin me te sigurte, barkun e avionit. Ai gjithashtu rrahu gjoksin se Admir Muratin e ekzekutoi policia nderkohe qe plaga, terreni dhe çdo gje tjeter faktonin se ate e ekzekutuan anetaret e bandes. Madje pas refuzimit per ti bere ADN, eksperti mjekoligjor refuzoi te firmose çertifikimin e vdekjes dhe gjykatesi kerkoi prova shtese dhe nuk pranoi pretendimin se i vrari ishte Admir Murataj”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri.

Postimi i plotë:

Vasal Kimiku dhe miza e grabitjes shteterore te shekullit nen kesulen e gjeneral Kanabisit!

Pse Vasal Kimiku eshte shnderuar ne zedhenes te badiguardit te Eskobarit dhe narkoprokurorise?

Miq, publikut dhe mediava ju ka bere pershtypje te thelle fakti se Gjeneral Kanabisi, ish kryetar i bordit te Aviacioni Civil, autoriteti me kryesor dhe fuqi plote per sigurine e aeroportit, qe nga dita e grabitjes shteterore te shekullit ne Rinas e ne vazhdim, njelloj si njeriu qe ka mizen nen kesule, eshte shnderuar prej tre javesh ne zedhenes te narkodrejtorit te policise se narkoshtetit, Ardi Xhafes dhe narkoprokurorise dhe flet per sukseset e medha te policise te hetimit te aferes se grabitjes se shekullit, per te cilen nuk eshte shfaqur ne publik asnjehere badiguardi i Eskobarit, Geron Veliu as dhe zevendesat e tij apo ndonje narkohetues, narkoprokuror, zedhenes i tyre.

Madje perveç diteve te fillimit, per kete afere ka mbyllur gojen edhe vete ndrikull Reformato e implikuar kembe e koke ne grabitjen e shekullt.

Keshtu, gjeneral Kanabisi qe diten e pare te grabitjes se shekullit deklaroi se policia beri mire detyren e saj, paçka se milionat u vodhen ne vendin me te sigurte, barkun e avionit. Ai gjithashtu rrahu gjoksin se Admir Muratin e ekzekutoi policia nderkohe qe plaga, terreni dhe çdo gje tjeter faktonin se ate e ekzekutuan anetaret e bandes. Madje pas refuzimit per ti bere ADN, eksperti mjekoligjor refuzoi te firmose çertifikimin e vdekjes dhe gjykatesi kerkoi prova shtese dhe nuk pranoi pretendimin se i vrari ishte Admir Murataj.

Vasal Kimiku me krenari te shtire, qe i ngrinte ne fytyre, deklaroi se banda u shkaterrua dhe se policia veproi shkelqyeshem, paçka se banditet pasi vrane per arsye te tyre Murataj e u larguan pa ju hyre ferra ne kembe.
Por deklarata me kompromentuese dhe akuzuese e Vasal Kimikut dhe qe i ve kapakun implikimit te tij ne aferen e grabitjes se shekullit ishte ajo sipas te ciles “parate jane djegur edhe mund te jene djegur”. Me kete pohim Gjeneral Kanabisi iu tha shqiptareve mos “kujtoni” se i kemi vjedhur parate ose, se paku, mos na i kerkoni sepse i kemi djegur. Ne serialin e deklaratave te tij te perditshme ai foli per bashkepunim nderkombetar madje dhe terrorist ne aferen me dy daja dhe dy kunata e nje Fred Alizot bis, punetor servisi i “penduar”, me deshmine e rreme te te cilit eshte montuar i tere skenari Fred Alizoti Bis alias Alkon Bengasi, i mohuar ne menyre kategorike nga te gjithe te akuzuarit.

Te gjitha keto po forcojne bindjen e pergjithshme se prapa grabitjes shteterore elektorale te shekullit qendron banda shteterore e kreut te meduzes, gjeneral Kanabisit, ndrikull Riformatos dhe Don Agaçios, Don Eno Bushit dhe nuk ka e nuk do kete Fred Alizot qe do ti shpetoje nga pergjegjesia per megaaferen qe tronditi Shqiperine dhe jehoi ne mbare boten! sb

Grabitja spektakolare ndodhi në 9 prill, ku disa persona të maskuar hynë deri brenda pistës së Rinas dhe grabitën disa thasë më para që kapin vlerën e 6 milionë eurove. Gjatë arratisjes nga vendi i ngjajres ata patën dhe një shkëmbim zjarri me Policinë, ku dhe mbeti i vrarë Admir Murati.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja ne rinas sali berisha admir murataj grabitja ne rinas sali berisha

Sondazh

Poll