Aktualitet

Alarmi për bombë në Tiranë, Policia: Ishte fals, brenda pakos gjetëm një bateri (VD)

29 Prill 2019, 17:36 Nga DOSJA
Alarmi për bombë në Tiranë, Policia: Ishte fals, brenda

TIRANË- Një pako e dyshimtë është gjetur sot në Astir, në anë të rrugës. Sipas njoftimit nga Policia dyshohet se pakoja ka brenda saj lëndë shpërthyese. Forca të shumta Policie kanë rrethuar zonën dhe në terren janë dhe forcat e Reneas, për veprime të mëtejshme.

“Në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, në asfalt në anë të bordurës, është konstatuar një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese. Në vendngjarja po shkojnë ekspertët  e repartit antieksploziv të Reneas për veprime të mëtejshme. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë”, ishte ky njoftimi paraprakë i Policisë. 

Ata që e kanë vënë re këtë pako të dyshimtë që ishte në rrugë kanë qenë banorët, të cilat njoftuan menjëherë Policinë. Pak minuta pasi policia mbërriti Policia në vend, u krye edhe shpërthimi i kontrolluar, nga i cili rezultoi se nuk kishte lëndë plasëse. 

Policia në një njoftim të dytë bën me dije se në pako ishin dy bateri të vjetra, një bobinë dhe një kapak celulari, të lidhura dhe të mbështjella me natriban për të krijuar idenë e një mine me telekomandë.

Në lidhje me pakon e konstatuar në anë të bordurës në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse ju informojmë se: Pas mbritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozit, është bërë shpërthimi i telekomanduar i pakos ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por kishte dy bateri të vjetra, një bobinë dhe një kapak celulari, të lidhura dhe të mbështjella me natriban për të krijuar idenë e një mine me telekomandë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo pako është lënë qëllimisht në rrugë për të krijuar panik. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit“, shkruan Policia në njoftimin e dytë.

Ky nuk është rasti i parë që Policia merr njoftime të tilla për pako që gjenden në Tiranë, por në të shumtën e rasteve alarmet kanë qenë false.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarm per bombe pakoe e dyshimte panik ne astir panik në tirane alarm per bombe pakoe e dyshimte panik ne astir panik në tirane

Sondazh

Poll