Art&Argëtim

Fjolla Morina këngë rrënqethëse për të dashurin që iu vra në atentat, i shkon tek varri (FOTO+VD)

29 Prill 2019, 16:47 Nga DOSJA
Fjolla Morina këngë rrënqethëse për të dashurin

TIRANË- Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, pak ditë më parë ka publikuar këngën e saj të re që është një baladë dashurie. Në videoklip, ajo shfaqet e mbuluar me të zeza dhe këngën e titullon “Si ta pranoj”, ku kërndon së bashku me Valon Bytyqin.

“Si ta pranoj?

Kur s’ke me u kthy me kurrë

pa puthjen e nanës shkove në shtratin me gur

Si munde me pranu?

Kur nuk ke mem prek

ma si mundem pa ty me jetu

Pat pa ty më kurrë”, janë disa nga vargjet e këngës së Fjollës, ku shihet se është një dedikim për një person që nuk jeton më.

Morina i këndon të dashurit të saj, dy vite pas vrasjes së tij. Ajo ka qenë në një lidhje dashurie në me të riun që u vra në një atentat në vitin 2017, Juxhin Dauti, së bashku me mikun e tij Ervin Dalipi.

Dauti më herët ka qenë i akuzuar për vrasjen e Fation Banit, i cili u qëllua në mjetin e tij më 17 mars të 2012 në Vlorë. Nga akuza për vrasjen e Fatjon Banit, ai u shpall i pafajshëm, sakaq vrasja e Dautit mbetet edhe sot ende e pazbardhur nga policia.

Fjolla në klip ka bërë dhe skena prekëse, pasi e vëshur me të zeza ka shkaur natën prandë varrit të të dashurit, ku qan pranë tij. Ajo ka treguar bustin që familjarët i kanë bërë, ku dhe e puth në ballë.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz atentati ndaj ervin dalipajt fjolla morina juxhin dauti kenge per te dashurin si ta pranoj atentati ndaj ervin dalipajt fjolla morina juxhin dauti kenge per te dashurin si ta pranoj

Sondazh

Poll